170 milionët e Vllaznisë

170 milionët e Vllaznisë

Vllaznia ka fituar sot ndaj Kastriotit me rezultatin 4-0 në Shkodër dhe është kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që ndeshja e radhës për shkodranët është në Laç me bardhezinjtë e drejtuar nga Gentian Mezani.

Nga qyteti verior vjen një tjetër lajm i mirë që lidhet me pagat e futbollistëve, teksa ditën e sotme është mbledhur Asambleja dhe ka miratuar kërkesën e Bordit për të miratuar 170 milionë lekë për Vllaznia SH.a

Më parë mbledhja e asamblesë kishte dështuar për shkak të pjesëmarrësve të këshilltarëve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por sot nuk ka ndodhur sërish e njëjta gjë.