
Të paktën 18 fëmijë vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një shkollë të arteve marciale në Kinë, transmeton Insajderi.
Shumica e viktimave thuhet se ishin nxënës të moshës midis shtatë dhe 16 vjeç që jetonin dhe studionin në Qendrën e Arteve Marciale ”Zhenxing” në provincën Henan, shkruan ‘BBC’.
Autoritetet lokale thanë së zjarri shpërtheu të premten në 03:00, por është e paqartë se si filloi.
Një person thuhet se është arrestuar, sipas një deklarate të shkurtër nga qeveria e qarkut Zhecheng e postuar në kanalin e saj zyrtar WeChat./Insajderi.com