18 punëtorë nga Kosova që udhëtuan me autobus për në Austri dalin pozitivë me COVID-19

18 punëtorë nga Kosova që udhëtuan me autobus për në Austri dalin pozitivë me COVID-19

Më shumë se gjysma e punëtorëve që udhëtuan me autobus nga Kosova kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Austrinë e Epërme, transmeton Insajderi.

Media austriake krone.at shkruan se autobusi me gjithsej 34 punëtorë të pakualifikuar nga Kosova arriti në Austrinë e Epërme më 3 prill. Më pas punëtorët u shpërndanë në kompani të ndryshme në të gjithë shtetin dhe kështu duke shpërndarë shpejtë Coronavirusin.

Nga testimi që është bërë 18 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Grupi prej 34 punëtorëve janë shpërndarë në tri lokacione të ndryshme: Katër prej tyre janë në qytetin Eferding, tre në Grieskirschen, shtatë në Ried, tre në Linz dhe një në Linz-Land.

Mediat austriake raportojnë se ky problem është tash e disa kohë prezent në Austri. Ata drejtojnë gishtin tek punëtorët nga Kosova dhe Rumania, cilët sipas tyre po bëjnë shpërndarjen e COVID-19./Insajderi.com