Një avion i kompanisë Air India Express, me 190 veta në bord, është rrëzuar në një aeroport në shtetin jugor të Indisë, në Kerala, duke lënë të vdekur 18 persona, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Boeing 737, ishte në rrugë nga Dubai, rrëshqiti nga pista e cila ishte e larguar krejtësisht nga shirat që nuk po ndalen në Indi.
Avioni është ndarë pothuajse në dysh nga përplasja e rrëzimit.
Operacioni i shpëtimit tani ka përfunduar dhe të mbijetuarit janë dërguar për tretman mjekësor në spital.
Shumë nga pasagjerët kanë qenë të lënduar, 156 prej tyre shumë rëndë madje, kanë thënë zyrtarët indianë.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy pilotët e avionit./Insajderi.com