18 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në Indi

18 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në Indi

Të paktën 18 punëtorë të një fabrike në Pune, Maharashtra të Indisë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, si pasojë e një zjarri masiv që shpërtheu në njësinë e prodhimit të sanitareve të firmës të hënën.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e punëtorëve, shkruan NDTV, transmeton Insajderi.

“I pikëlluar nga humbja e jetëve për shkak të një zjarri në një fabrikë në Pune, Maharashtra. Ngushëllime për familjet e viktimave,” shkroi Modi në llogarinë e tij në Tëitter.

Sipas agjencisë së lajmeve PTI, të paktën gjashtë makina zjarrfikëse u nxituan në uzinën e SVS Aqua Technologies në Pune.

Departamenti i zjarrfikësve lokalë i tha NDTV-së se 37 punonjës kishin punuar brenda njësisë kur shpërtheu zjarri; 20 prej tyre u shpëtuan.

Zjarri filloi gjatë paketimit të materialeve plastike, tha departamenti i zjarrfikësve.

Zjarri tani është nën kontroll dhe kërkimi për punëtorët e zhdukur është duke vazhduar, thanë zyrtarët./Insajderi.com