Rezultati ishte 0-0, ndërsa ekrani në “Luigi Ferraris Stadium” e tregonte minutën e 74-të.
Jose Mourinho shikoi nga banka rezervë, aty ishte Nicolo Zanilo, por “The Special One” bëri një zgjedhje që i dha zgjidhje skuadrës.
Ai vendosi që në lojë ta inkuadronte, një djalosh 18 vjeçar, që vie nga Primavera dhe quhet Felix Afena-Gyan.
Felix nuk dëshpëroi dhe e tundi rrjetën e Genoas dy herë, duke treguar ia shpërblyer besimin Mourinho-s.
Pas shënimit të golit të parë nuk mungua as përqafimet më portugezin, i cili mbetet ende i veçantë në botën e futbollit.
Sulmuesi ganez, hyri në historinë e Serie-A, duke u bëri futbollisti i parë i lindur në vitin 2003, që shënon gol në futbollin elitar në Itali.
Pas ndeshjes, ai tha se “Mourinho është një person i madh, një menaxher i madh dhe një trajner i madh. Ai ju jep motivimin për të mësuar çdo ditë. Jam shumë i lumtur që ai është këtu.Sonte është një ëndërr e realizuar. Ishte goli im i parë, shpresoja për një kohë shumë të gjatë. Dua të vazhdoj performancën time, të provoj veten dhe të bëj më shumë në të ardhmen”.
Ndërsa, në anën tjetër, Jose si jo rrallëherë e tregoi një histori paksa komike.
“I kisha premtuar se do t’i bleja Feliksit çizmet që i pëlqejnë shumë, të cilat janë vërtet të shtrenjta, kushtojnë 800 euro, ndaj ai vrapoi dhe më tha të mos i harroj! Nesër në mëngjes, gjëja e parë që bëj është t’i blej këpucët”, tha Mourinho për DAZN, për football-italia.
Me këtë fitore, romakët ngriten në vendin e pestë në Serie A, me 22 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara. Vetëm një pikë më pak se Atalanta që është në pozitën e katërt, që është edhe synimi i kësaj sezone për Romën./Insajderi.com