19 familje blejnë mbi 39 hektarë tokë për të krijuar një qytet të sigurt për njerëzit me ngjyrë

19 familje blejnë mbi 39 hektarë tokë për të krijuar një qytet të sigurt për njerëzit me ngjyrë

“Mirësevini në Liri!” thërret agjentja e pasurive të patundshme Ashley Scott ndërsa vëzhgon mbi 39 hektarë tokë që ajo dhe një grup prej 19 familjeve me ngjyrë blenë në gusht, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Unë shpresoj se do të jetë një strehë e lulëzuar e sigurt për njerëzit me ngjyrë, veçanërisht për familjet “, thotë Scott.

Toka ndodhet vetëm në Lindje të Macon, në zonën rurale Wilkinson County, Georgia. Scott dhe shoqja e saj, investitora dhe sipërmarrësja Renee Walters, fillimisht nuk planifikuan të blinin një ngastër të madhe toke, por ato kishin një vizion të qartë – të krijonin një hapësirë të sigurt për familjet e tyre.

“Të qenit në gjendje të krijoni një komunitet që po lulëzon, që është i sigurt, që ka bujqësi dhe biznese tregtare që mbështesin njëri-tjetrin dhe që dollarë qarkullojnë në komunitetin tonë, ky është vizioni ynë”. /Insajderi.com