19 persona të vdekur nga përmbysja e autobusit me pelegrinë në Pakistan

19 persona të vdekur nga përmbysja e  autobusit me pelegrinë në Pakistan

19 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë u lënduan të premten pas që një autobus me pelegrinë u përmbys  për shkak të shpejtësisë në një autostradë në Pakistanin jug-perëndimor, transmeton Insajderi.

Sipas ‘Aljazeera’, aksidenti ndodhi në rrethin Kuzdar, provinca Baluchistan, ku shpëtuesit transferuan të vdekurit dhe të plagosurit në një spital aty pranë.

“Pelegrinët po ktheheshin në Dada, një rreth në provincën jugore të Sind, pasi vizituan tempullin e një shenjtori”, ka shkruar me tej kjo media.

Zyrtari lokal i policisë se këtij vendi, Hafiz Ulah Mengal, ka thënë së shoferi ka humbur kontrollin në një kthesë të mprehtë dhe autobusi është përmbysur.

Aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut./Insajderi.com