2 milionë euro për 156 biznese ndihmë nga Qeveria

2 milionë euro për 156 biznese ndihmë nga Qeveria

Dy milionë euro janë ndarë për 156 biznese që përfshinë 500 punëtorë në kuadër të programit për Rimëkëmbje Ekonomike, masa 8.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në këtë ceremoni, njofton Insajderi.

Kreu i ekzekutivit theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19,  tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë. /Insajderi.com