2 super ndeshje janë sot nga java e 31 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll

2 super ndeshje janë sot nga java e 31 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll

Sot ndoshta është dita më interesante e gjithë sezonit në Ipko superligën e Kosovës në futboll. Ka gjithsej 6 ndeshje që luhen sot, po 2 nga to kanë gjithë vëmendjen e publikut.

Drita vs Gjilani dhe FC Ballkani vs Fc Prishtina, janë ndeshjet që mund të vendosin fatin e këtij sezoni. Të 4 ekipet janë në pozitat 1,2,3, dhe 4. Të 2 ndeshjet, luhen nga ora 17:00.

Ndeshjet e tjera të planifikuara për sot janë: Drenica vs Vushtrria, Ferizaj vs Dukagjini, Flamurtari vs Feronikeli dhe Trepça 89’ vs Llapi. Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 17:00./Insajderi.com.