20-vjeçarja deklarohet e vdekur – shtëpia e funeraleve konfirmon se ajo ende po merr frymë

20-vjeçarja deklarohet e vdekur – shtëpia e funeraleve konfirmon se ajo ende po merr frymë

Një grua 20-vjeçare, e cila ishte shpallur e vdekur nga autoritetet, u zbulua se ishte në të vërtetë ende e gjallë pasi u transportua në një shtëpi funerali gjatë fundjavës, shkruan PEOPLE, transmeton Insajderi.

Gruaja u gjet pa ndjenja në një shtëpi në Southfield, Michigan, të shtunën e hershme, tha Departamenti i Zjarrfikës Southfield në një deklaratë për bashkëpunëtorin NBC WDIV.

Ekipi i para-mjekësorëve kryen frymëmarrje artificiale dhe  “metoda të tjera të rigjallërimit ” për gjysmë ore para se mjekët të përcaktonin “në atë kohë që ajo nuk kishte shenja jete,” thuhej në deklaratë.

Në shtëpinë e funeraleve “James H. Cole” në Detroit anëtarët e stafit kuptuan se gruaja ende po merrte frymë.

Gruaja – identiteti i së cilës nuk është zbuluar-  u transportua më pas në spital, ku gjendja e saj mbetet e panjohur, raportoi WDIV. /Insajderi.com