2020-ta vazhdon me surpriza – vjen në jetë një qenush i gjelbër

2020-ta vazhdon me surpriza – vjen në jetë një qenush i gjelbër

Ky vit ka qenë një i paparashikueshëm, për të thënë të paktën.

Por gjërat u bënë edhe më të çuditshme për fermerin italian Cristian Mallocci kur qeni i tij, Spelacchia, lindi një qenush me gëzof jeshil, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Qenushit ia lanë emrin Fëstëk, duke iu referuar ngjyrës së tij.

Këlyshi ishte pjesë e një pjellë me pesë qen, i lindur në fermën në ishullin mesdhetar të Sardenjës. Vëllezërit dhe motrat e Fëstëkut kishin lesh të bardhë, të njëjtën ngjyrë si nëna e tyre.

Një qen i lindur me gëzof jeshil është shumë i rrallë. Besohet se është rezultat i kontaktit të qenushit me një pigment të gjelbër të quajtur biliverdin ndërsa është në barkun e nënës. /Insajderi.com

Pistachio