Ndeshjet e superligës në javën 23 prodhuan 21 gola në total, ku nëntë u realizuan të dielën në ndeshjen Prishtina 8:1 Ferizaj, njofton Insajderi.
4:1 fitoi Llapi ndaj Dukgjinit, kurse 3:1 Feronikeli – Vushtrria.
Nga një gol e shënuan Gjilani e Trepça ’89, kurse me një gol fitoi lideri Drita kundër Flamurtarit.
Ndeshja që u mbyll pa gola ishte mes Ballkanit e Drenicës.
Tre top golashënuesit e superligës së Kosovës në futboll janë:
1. Arb Manaj – Trepça ’89, 12 gola.
2. Blend Baftiu – Ballkani, 11 gola.
3. Ahmed Januzi – Prishtina, 10 gola.
Insajderi.com