Gjatë kohës sa Arsen Venger ishte trajner i Arsenalit, ai u ballafaqua me shumë kritika nga fansat, por prej kur 71 vjeçari e lëshoi timonin e “Gunners” ata nuk e kanë shijuar Ligën e Kampionëve.
Pikërisht në këtë ditë, 25 vite më parë strategu francez u emërua trajner në stolin e ekipit londinez, shkruan Shqip.com
Në këtë periudhë të gjatë më shumë se dy dekada, Venger dhe Arsenali fituan shumë trofe së bashku, ndërsa më i veqanti mbetet ai i sezonës 2003/2004, kur Premierligën e fituan pa as edhe një humbje të vetme.
Disa statistika të Arsen Venger sa ishte trajner i londinezëve:
Trajneri me më së shumti ndeshje të zhvilluara në histori të Premier League (828)
Trajneri me më së shumti sezone në shërbim në histori të Premier League (22)
Trajneri i dytë me më së shumti fitore të arritura në histori të Premier League (476)
Trajneri me më së shumti tituj në histori të FA Cup (7)
Trajneri i vetëm që ka shkuar me një skuadër pa asnjë humbje përgjatë një sezoni të Premier League.
Trajneri i më i suksesshëm në histori të Arsenal FC, me 17 tituj.
Aktualisht, Wenger nuk është duke drejtuar asnjë skuadër, ndërsa është analist në Sky Sport./Insajderi.com