Një burrë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u përplas nga një makinë në të cilën nuk gjendej askush sepse u startua në distancë. Një burrë në Nju Jork " />

21 vjeçari aksidentohet për vdekje nga një makinë pa shofer e kontrolluar në distancë

21 vjeçari aksidentohet për vdekje nga një makinë pa shofer e kontrolluar në distancë

Një burrë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u përplas nga një makinë në të cilën nuk gjendej askush sepse u startua në distancë.

Një burrë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara u përplas nga një makinë në të cilën nuk gjendej askush sepse u startua në distancë.

21 vjeçari Michael Kosanovich, kishte qëndruar mes dy makinave Lexus të parkuara më 6 Dhjetor kur njëra prej të cilave u startua në distancë nga pronari i saj.

Dy makinat e zunë në mes 21 vjeçarin duk e lënë të vdekur. Njerëzit që ishin pranë e ndihmuan duke shtyrë makinën pas por ajo u nis përsëri për para duke e përplasur edhe njëherë tjetër.

Ai u dërgua në spital me dëmtime të mëdha në këmbë dhe trupi ku nuk u mbijetoi plagëve dhe vdiq më 7 dhjetor.

Policia tha se Kosanovich kishte qenë duke inspektuar njërën prej makinave që dëshironte ta blinte. Toyota dërgoi ngushëllimet familjes së Kosanovich por tha se modeli i 2002 i Lexu nuk ka pasur një telekomandë për startimin në distancë.

Kjo do të thotë se makina është përshtatur për tu përdorur me një të tillë.