
Biri i një tregtari të pasur arti, i ka dhënë fund jetës pas ndarjes nga e dashura e tij me të cilën ishte në një lidhje dashurie.
Të paktën kjo besojnë hetuesit deri tani të jetë arsyeja që Kai Schachter-Rich, 21 vjeç, t’i këtë dhënë fund jetës tragjikisht.
Ai ishte i lidhur me modelen 20-vjeçare, Lola Crichton-Stuart, vajzën e Markez-it të 7-të, të Bute.
Çifti bënte një stil jete luksoze, e kjo vihet re qartë nga postimet e tyre në rrjetet sociale, ku duken në festa, evenimente arti dhe udhëtime nëpër botë.
Ajo që i ka shtyrë hetuesit e policisë të besojnë se shkaku ishte përfundimi i lidhjes së dashurisë, është një mesazh me tekst që iu zbulua në telefon Schachter-Rich nga Lola, në të cilën ajo dukej se i kishte dhënë fund marrëdhënies, raporton Daily Mail.
Studenti Shkolla e Arteve të Bukura Slade nuk mund të përballonte jetën pa të dashurën e tij dhe trupi i tij u gjet në shtëpinë e tij në veri të Londrës.
Kur u mor në pyetje, Lola tha se atë ditë ajo nuk ishte lidhur fare me të në telefon, e as nuk e kishte takuar. Trupi i pajetë i djaloshit 21-vjeçar u gjend në shtëpinë e tij, në veri të Londrës.