22 të vdekur përfshirë edhe fëmijë nga një sulm ajror në Gaza

22 të vdekur përfshirë edhe fëmijë nga një sulm ajror në Gaza

22 persona kanë vdekur, përfshirë nëntë fëmijë në sulmin e Izraelit ndaj Palestinës, transmeton Insajderi.

Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi militantët palestinezë hapën raketa drejt Jerusalemit. Si përgjigje, ndaj këtyre sulmeve ushtria izraelite nisi sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit tha se të paktën 15 anëtarë të grupit Hamas që sundon Gaza, ishin në mesin e të vrarëve, shkruan ‘BBC’.

Hamas kishte kërcënuar të godiste pasi qindra palestinezë u plagosën të hënën në përleshjet me policinë izraelite në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” dhe se Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.

Palestinezët janë zemëruar për kufizimet në hyrjen në kompleks, ku është vendosur xhamia Al-Aqsa, ku më shumë se 700 palestinezë ishin plagosur në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë në Jerusalem.

Në lidhje me situatën e krijuar, vendet në të gjithë botën kanë apeluar për qetësi pas disa ditësh trazirash të përfshira në sulme hakmarrëse nga Izraeli dhe Palestinezët.

ShBA, Bashkimi Evropian dhe Anglia kanë kërkuar nga të dyja palët të ulin tensionet sa më shpejt të jetë e mundur./Insajderi.com