Federata e dënon Berishën pasi e shtyu gjyqtarin

Federata e dënon Berishën pasi e shtyu gjyqtarin

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje mos lojë për shkak të një mosmarrëveshje që pati me gjyqtarin në takimin e fundit.

Berisha në barazimin 2 me 2 të premten me United pat fillimisht një përplasje futbollistin Daniel Elder e më pas edhe me gjyqtarin ku Berisha e shtyu me dorë.

Dënimi i Berishës do të jetë në mungesë e madhe për trajnerin Kevin Muscat i cili nuk ka një zëvendësues të denjë për Berishën.

Kujtojmë që Berisha ishte larguar nga përfaqësuesja e Kosovës për shkak të pakënaqësive me trajnerin Albert Bunjaki.