De Biasi: Rashica është i ngjashëm me Callejon

Trajneri i kombëtarës shqiptare, Gianni De Biasi, ka vlerësuar lartë talentin vushtrrias Milot Rashica, për të cilin është përfolur shumë ditëve të fundit për një kalim tek Napoli.

De Biasi: Rashica është i ngjashëm me Callejon

Italiani De Biasi i pyetur nga ‘NapoliOnline’ për mesfushorin e talentuar, e krahasoj atë me spanjollin e Napolit Jose Maria Callejon.

“Nga ana sportive, është një sozi e Callejon. I bën shumë mirë të dyja fazat e lojës dhe është i fortë fizikisht. Për Napolin e Sarrit do të ishte zgjedhje perfekte”, është shprehur fillimisht De Biazi.

Një krahasim interesant për talentin shqiptar, i cili ka deklaruar disa herë së ëndërron të jetë mes të ftuarve të trajnerit për Europianin “Francë 2016”.

Trajneri i kuqezinjve nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një ftesë për Rashicën në miqësoren e muajit mars apo jo.

“Duhet akoma shumë kohë përpara Europianit dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Nëse i referohemi Francës, nuk e penalizon aspak fakti që nuk ka luajtur asnjëherë me Kombëtaren e madhe. Megjithatë, në të njëjtin moment është edhe Kombëtarja U-21 me impenjimet e saj dhe është shumë e rëndësishme që lojtarët të bëjnë sa më shumë të  që është e mundur”, ka deklaruar De Biazi

Rashica ka kaluar tek Vitesse gjatë verës së kaluar nga Llamkos Kosova. Teksa, ka shënuar 7 gola në 19 paraqitje me skuadrën holandeze duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës deri në këtë fazë të sezonit.