Data e 23 dhjetorit është e fundit kur pritet të ekzekutohen dhjetë përqind e kursimeve pensionale nëpër xhirollogaritë e atyre që iu pranohet aplikimi.
300 mijë qytetarë aplikuan që të tërheqin kursimet e tyre pensionale, njofton Insajderi.
Tërheqja e dhjetë përqind të Trustit është njëra ndër-politikat kryesore të ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Jeton Demiri, zëdhënësi i Trust-it ka deklaruar për Reporterin për afatin kur do të kryet pagesa.
“Ne synojmë që brenda shtatë ditësh të kryhet pagesa. Varësisht prej çfarë ndodhë kjo mund të jetë çështje javësh. Sapo kemi filluar dhe nuk mund të garantohet asnjëherë sepse kjo është çështje më shumë teknike, është çështje e bankave se kur mund të dalin paratë. Por nuk përjashtohet mundësia që paratë të dalin javën e ardhshme. Nuk përjashtohet asnjëherë nga skenarët dhe as atë që e kemi deklaruar”, tha Demi. /Insajderi.com