Ish-ministri francez gjykohet për fshehjen e 600 mijë eurove

Jerome Cahuzac, i zgjedhur nga François Hollande për të marrë masa ndaj shmangies së taksave, ka pranuar se kishte fshehur 600 mijë euro në llogarinë bankare në Zvicër.

Ish-ministri francez gjykohet për fshehjen e 600 mijë eurove

Cahuzac ishte caktuar në këtë post nga  Hollande në vitin 2012 për të prirë kampanjën e presidentit socialist kundër shmangies së taksave dhe për të bërë një përpjekje serioze për daljen nga krizat ekonomike në vend, raporton The Guardian.

Por, Cahuzac në vitin 2013 ishte detyruar të pranojë se kishte fshehur paratë e tij në një llogari sekrete në Zvicër për 20 vjet dhe se kishte gënjyer për to në parlament duke shkatërruar kështu imazhin e sinqertë të Hollande.

Seanca më e rëndësishme e këtij viti, e cila fillon të hënën do të jetë pikërisht për Cahuzac, i cili nëse dënohet do të përballet me dënim prej deri në shtatë vite burgim dhe 2 milionë euro dënim.

Ky rast është rasti më kërcënues për dëmtimin e imazhit të Hollande, i cili planifikon rikandidimin në garën presidenciale të vitit 2017, raporton Insajderi.

Cahuzac, 63 vjeçar është një kardiolog i cili u bë një kirurg plastik dhe pasurinë e ka arritur si ekspert i transplantit të flokëve në vitet e 90-ta.

Rasti i cili parashihet të vazhdojë deri më 18 shkurt, mund të shtyhet për një datë tjetër nëse avokatët e Cahuzac arrijnë ta bindin gjykatën për moskrijimin e kushteve teknike