Gjendja teknike e njësive në termocentralin Kosova A dhe Kosova ndikon që të njejtat të ndërprej në prodhimin në mënyrë të pa planifikuar ose për shkak të rënieve të njësive prodhuese. Ndërprerjet e pa planifikuara janë ndër sfidat kryesore të sistemit energjetik në Kosovë.
Raporti vjetori ZRRE-së për vitin 2017 sugjeron se vetëm gjatë vitit 2017, prodhimi i energjisë elektrike në termocentralet në Obiliq është ndërprerë gjashtëdhjetë herë. Nga këto ndërprerje, vetëm 17 ishin të planifikuara deri sa tjerat kishin ndodhur pa planifikim dhe si pasojë e rënieve.
Sistemi energjetik në Kosovë ballafaqohet me shumë sfida. Që nga vitet e 80-ta, në Kosovë nuk janë realizuar investime të rëndësishme në zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, përveç disa hidrocentraleve të vogla, të cilat edhe ashtu po kundërshtohen.
Si rrjedhojë, përkundër të qenit vendi i tretë për nga rezervat e linjitit në Evropë, Kosova kishte importuar më shumë se gjysmë miliard euro energji elektrike, kryesisht nga Serbia për të mundësuar furnizimin me rrymë në vend, ani pse të brishtë.
Kosova A, njëri termocentral i Kosovës me tri njësi tanimë ka të gjitha afatet e skaduara dhe duhet mbyllur derisa tjetrit i nevojiten investime, për të mundësuar vazhdimin e prodhimit edhe për një periudhë të caktuar kohore.
Njësia B1 dhe B2 në termocentralin Kosova B prijnë me numrin e prishjeve dhe ndërprerjeve të pa planifikuara, derisa në termocentralin Kosova A njësia A3 zëvendin e parë.
Në mungesë të termocentralit të ri dhe pas mbylljes së Kosovës A që pritet të ndodhë në fillim të dekades tjetër, Kosova do të ballafaqohet me mungesë të theksuar të kapaciteteve energjetike realizohen.
Ndryshe, edhe pas investimeve qindra-milionëshe në termocentralin Kosova B, vendi mund të arrijë të zgjasë jetë gjatësinë e tij për maksimum 20 vite. Nëse investimet ndodhin në vitin 2021, i bie që Kosova B duhet mbyllur në vitin 2041.
Pas këtijviti, pa kapacitete të reja energjetike, gjendja me furnizim me energji elektrike në Kosovë mund të jetë edhe më alarmuese.