Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të Europa League, njofton Insajderi.
Njëzetekatër ndeshje do të luhen të enjten e 29 nëntorit, dymbëdhjetë ndeshje fillojnë nga ora 18:55 e dymbëdhjetë të tjera nga ora 21:00.
Gjiganti italian, Milan, do të pres në San Siro skuadrën Sparta Prague, ndërsa Roma luan në Olimpico kundër CSKA Sofia.
Napoli udhëton në Spanjë për të luajtur me skuadrën Real Sociadad e cila momentalisht mban pozitën e parë në La Liga.
Arsenali e pret në Londër Dundalik-un. E Skuadra spanjolle, Vilareal luan në udhëtim kundër Qarabag.
Ekipi i Joe Mourinho, Tottenham i shkon Antwerp-it në Belgjikë.
Zagreb-i i Lirim Kastratit do të përballet me skuadrën ruse, CSKA Moscow. /Insajderi.com