Qindra miliona më pak

250 milionë më pak nga remitencat këtë vit, thotë Kelmendi

Ekonomia e Kosovës është prekur nga COVID-19, por po ashtu edhe ekonomia botërore. Prandaj, këtë vit edhe remitencat do jenë në numra shumë më të vegjël.

250 milionë më pak nga remitencat këtë vit, thotë Kelmendi

Biznesmeni dhe politikani, Ramiz Kelmendi, ka thënë që këtë vit pritet që të ketë qindra miliona euro më pak remitenca se sa vitet paraprake dhe krejt kjo për shkak të dëmtimeve që ekonomia i ka pësuar nga COVID-19, njofton Insajderi.

Kelmendi tha se nuk ka mbetur veprimtari ekonomike që nuk ka pësuar nga pandemia Covid-19, edhe atë duke filluar nga 30 deri në 100 për qind.

Ai shtoi se pandemia ka shkaktuar dëme tektonike në ekonominë botërore.

“Qeveria duhet të gjejë mënyra për të sanuar deficitin në të hyra buxhetore, duket të mundësojë të gjithë bizneseve dhe qytetarëve, që të gjitha kreditë të shtyhen për një vit, qeveria duhet ta subvencionoj pjesën e kredive të këqija”, ka thënë ai, duke shtuar  qeverisë do t’i mungojnë rreth 70 përqind e mjeteve që i ka paraparë./Insajderi.com