Së paku 26 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ka goditur Afganistanin perëndimor të hënën, transmeton Insajderi.com.
Ata vdiqën në momentin kur shtëpitë e tyre u shembën në rrethinën “Qadis” në provincën perëndimore të Badghis, shkruan Al Jazeera.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ishte me magnitudë prej 5.3 shkallë të Rihterit.
“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vrarë në tërmet”, ka thënë Baz Mohammad Sarwary, zëdhënës i provincës.
Ndërkaq, Mula Janan Saeqe nga Ministria e Situatave të Emergjencave konfirmoi numrin e viktimave dhe tha se 700 shtëpi ishin shkatërruar./Insajderi.com