28.300 euro nga KOK për Bursat Olimpike dhe Shpresat Olimpike 2020

28.300 euro nga KOK për Bursat Olimpike dhe Shpresat Olimpike 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka filluar me pagesat për bursistët Olimpikë Tokio 2020 dhe Shpresat Olimpike Tokio 2020.

Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe financiare të krijuara pas pandemisë Covid 19, KOK ka procesuar pagesat në vlerë 28.300 euro për muajt janar, shkurt, mars dhe prill 2020.

17 sportistë elitarë do të marrin 20.300 euro nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe 4 mijë euro nga KOK-u.

Ndërkohë, për 10 Shpresat Olimpike 2020, KOK ka ndarë 4 mijë euro për katër muajt e parë të këtij viti.
Javë më parë, janë procesuar edhe pagesat në vlerë 10.634 euro për tre bursistët Olimpikë Pekini 2022.

Në total, KOK ndanë 31 bursa për sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike, përfshirë këtu edhe mundësin Egzon Shala, i cili ka fituar normën Olimpike Tokio 2020, dhe i cili do të hyjë në listën e pagesave prej 1 maj 2020.

Insajderi.com