Rodrigo Moreno ka nënshkruar për Leeds United dhe bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit të sapo promovuar anglez.
“The Whites” paguan mbi 29 milionë euro për 29-vjecarin, që largohet nga Valencia për të vazhduar karrierën në Ligën Premier, nën urghërat e trajenrit karizmatik, Marcelo Bielsa.
“Unë jam i ngazëllyer që mund të punoj me Marcelo Bielsa-n, ai është një nga trajnerët më të mirë, ka bërë gjëra të mëdha në shumë klube dhe unë dua të mësoj nga ai”, tha fillimisht Rodrigo, transmeton Isnajderi.
“Unë jam i lumtur që do të luaj për këtë klub në Ligën Premier. Unë dua ta ndihmoj ekipin të ketë një sezon të shkëlqyeshëm. Leeds kanë biseduar me Valencia për dy javë, ata e dinin se kishte probleme në Valencia dhe se unë nuk do të luaja në Ligën e Kampionëve”, shtoi braziliani.
“Kur Victor Orta më thirri, e dija që do të kisha një shans te Leeds”, përfundoi Rodrigo
Moreno ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024. Sulmuesi do të jetë një nga lojtarët më të paguar në klubin që tashmë është kthyer në elitë./Insajderi.com.