Ajo është princeshë e vërtetë mafioze: Me babanë i cili është duke u fshehur takohet pas 27 vjetëve

Vajza e një mafiozi italian për 20 vjet e ka udhëhequr biznesin e babit të saj i cili derisa ishte në burg jepte urdhra nga burgu.

Ajo është princeshë e vërtetë mafioze: Me babanë i cili është duke u fshehur takohet pas 27 vjetëve

Rruga jetësore e Marisa Mericos, vajzës së bosit mafioz Emilio di Giovine, sikur ishte caktuar në momentin kur si 11 vjeçe ishte fotografuar se si në njërën dorë e mban kukullën e në dorën tjetër revolen.

Deri në moshën 17 vjeçe zyrtarisht u bë pjesë e biznesit familjar, kur u njoftua me burrin e saj të parë Bruno Merico, me të cilin ka bërë kërdi nëpër Evropë, në stilin Bonnie dhe Clyde, shkruan Mirror.

Kur babai i saj përfundon në burg, Marisa e merr rolin e bosit të bandës “Milan Ndrangheta”, derisa babai i saj gjatë viteve tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta ka dhënë urdhra nga burgu.

Sivjet, në ditëlindjen e saj të 50, është takuar me babanë e saj, i cili është në arrati tashmë 27 vjet, për herë të parë pasi ai është arratisur nga Italia. Marisa pretendon se është befasuar se si ka arritur ta festojë ditëlindjen e 50, duke marrë parasysh stilin e saj të jetës.

Marisa ka konsideruar se shumë situata të zakonshme të jetës për të kanë qenë të rrezikshme, siç ishte martesa e saj, në të cilën babai nuk ka marrë pjesë për shkak të masave të sigurisë.

Marisa ka lindur në martesën me Brunon vajzën Lara, ndërsa fëmijën e dytë e ka lindur me Frank Birli, të cilin e kanë vrarë derisa ajo ishte shtatzëne. Birli porsa ishte liruar nga burgu ku e ka vuajtur dënimin prej 14 vjetëve për shkak të plaçkitjes me armë.

Edhe Marisa ishte në burg, edhe atë për shkak të blerjes së shtëpisë me vlerë gati 2 milionë funte me para “të pastruara” të mafisë. Pas tri vjetëve të kaluar në burg kishte vendosur ta ndryshojë jetën. I regjistroi studimet e kriminologjisë të cilat i përfundoi me sukses vitin e kaluar dhe ka shkruar librin “Princesha mafioze”, sipas të cilit do të punohet filmi për Amazon Prime./Insajderi.com.