Shpërthim i fortë në Hjuston të SHBA

Së paku një person është lënduar në një shpërthim i cili ka ndodhur sot herët në mëngjes sipas kohës lokale, në veriperëndim të Hjustonit, në shtetin federal amerikan Teksas, ka publikuar policia.

Shpërthim i fortë në Hjuston të SHBA

Shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 04:25, është dëgjuar me kilometra larg, ndërsa banorët kanë lajmëruar se ka dritare të thyera, transmeton Reuters.

Sipas dëshmitarëve okular, shpërthimi është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa  mbetjet e shkaktuara me shpërthim kanë rënë gjithkah nëpër qytet.

Siç pretendohet, dëshmitarët kanë parë së paku një person të lënduar, lajmërojnë mediet lokale.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa policia i ka bllokuar rrugët përreth.

Pas shpërthimit është paraqitur zjarri, për çka zjarrfikësit kanë kërkuar nga ekipet e gazetarëve që të tërhiqen./Insajderi.com.