
Sulmuesi kosovar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, mund të transferohet te Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Insajderi.
Bëhet e ditur se Fenerbahçe në parim ka arritur marrëveshje me Liverpoolin dhe po punon për ta bindur Shaqirin që karrierën ta vazhdojë në Turqi.
Sipas ëebsajtit turk “Fotomaç”, të mërkurën drejtuesit e Fenerbahçes kanë nisur negociatat me agjentin e Shaqirit dhe mësohet se futbollisti kosovar po kërkon pagë vjetore prej tre milionë eurosh për të pranuar ofertën e Fenerbahçes.
Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe ka një pagë vjetore deri në pesë milionë euro. /Insajderi.com