300 nxënës të rrëmbyer në Nigeri

300 nxënës të rrëmbyer në Nigeri

300 studentë janë rrëmbyer pas sulmit të së premtës në veri-perëndim të Zamfara-Nigeri, nga një grup njerzish të armatosur, transmeton Insajderi.

Për ‘BBC’ ka deklaruar një mësues se sulmi ka ndodhur rreth orës 01:00 kur një grup njerzish të armatosur hynë në Shkollën e Mesme të Vajzave të Qeverisë dhe i morën nxënësit me kërcënim përmes armëve.

Një zëdhënës i guvernatorit të shtetit ka konfirmuar sulmin, por nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.

Ky është rrëmbimi masiv i fundit, i cili synohet nga këto “banda” të armatosura që rrëmbejnë nxënës dhe në shkëmbimin e tyre kërkojnë para. /Insajderi.com