“Pep nuk është i fiksuar me Champions League”

“Pep nuk është i fiksuar me Champions League”

Autori i dy biografive të Pep Guardiolës, publicisti dhe gazetari Guillem Balague, ka theksuar se trajneri i Bajernit nuk është i fiksuar për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Pep nuk është i fiksuar për të fituar këtë trofe para largimit nga Bayerni. Puna e tij është rutina e përditshme dhe për sa kohë ai është i lumtur me mënyrën se si e përmirëson skuadrën dhe instalon idetë e tij, është në paqe me veten. Kush e ka parë Bajernin nga fillimi deri më sot, e sheh se skuadra është krejt tjetër”, u shpreh Balague në një intervistë për ‘TZ’-në.

I pyetur për kalimin e 44-vjeçarit te Mançester Siti, gazetari shpjegoi: “Këtu në Angli thonë se Pep nuk zgjodhi një klub historik. Jo, ai kaloi te një klub në të cilin për pak do të bëhet histori. Pep nuk do të jetë në hijen e Sir Fergusonit apo Arrigo Sachit. Për mua, City është projekti më i madh në historinë e futbollit, kështu që a mund t’i thuash ‘jo’ kësaj?”.

Guardiola ka zyrtarizuar kalimin te Manchester City nga Bayerni në fund të këtij edicioni pasi i mbaron kontrata me bavarezët.