Sipas SHBA-së, këto janë dy shtetet që janë fajtore për sulmin kimik në Siri

Sipas SHBA-së, këto janë dy shtetet që janë fajtore për sulmin kimik në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se “të gjitha opsionet janë në tryezë” në një përgjigje pas sulmit në Siri që dyshohen të jenë përdorur armët kimike, shkruan Insajderi.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u tha gazetarëve se një vendim përfundimtar mbi sulmet ushtarake nuk është marrë ende.

Por ajo tha se SHBA e mban Rusinë dhe Sirinë përgjegjëse për incidentin, raporton BBC.

Këshilli i Sigurimit i SHBA-ve do të takohet të enjten, ndërsa kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thirrur një takim të kabinetit.

Aktivistët, punonjësit e shpëtimit dhe mjekët thonë se dhjetëra njerëz vdiqën në qytetin që po mbahet nga rebelët e Doumës të shtunën.

Por qeveria e Presidentit Bashar al-Assad, e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon të jetë pas çdo sulmi kimik.