
Së paku 32 persona kanë mbetur të vdekur dhe 66 të tjerë janë lënduar gjatë së premtes së 26 marsit, si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, transmeton Insajderi.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, e cila bën të ditur se ky është një ndër aksidentet më të rënda hekurudhore në këtë shtet.
Në deklaratë është thënë se dhjetëra ambulanca kanë shkuar shpejt në vendin e ngjarjes në provincën Sohag, rreth 460 kilometra në jug të kryeqytetit Kairo.
Egjipti është përballur me incidente të tilla hekurudhore në vjetët e fundit, për të cilat faji i është vënë infrastrukturës joadekuate.
Një nga aksidentet më të rënda ka ndodhur më 2002, kur 373 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit që është përhapur në një tren të mbingarkuar në Kairo. /Insajderi.com