Trump “kërcënon” vendet që nuk e mbështesin SHBA-në në FIFA

Trump “kërcënon” vendet që nuk e mbështesin SHBA-në në FIFA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përdor rregullisht Twitter për të diskutuar çështjet e politikës amerikane në fusha të ndryshme. Në një nga postimet e fundit, ai ka shkruar për futbollin.

Specifikisht Trump është marrë me kandidaturën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për të organizuar së bashku Kupën e Botës në vitin 2026.

Konkurrent i Shteteve të Bashkuara për të organizuar këtë garë madhore të futbollit vlerëoshet Maroku, shteti afrikan që mund të llogarisë mbështetjen e vendeve afrikane (53), të Azisë (46) dhe Amerikës së Jugut (10), të cilat protestojnë kundër politikave të Trump mbi emigracionin. Duke pasur parasysh këto gjëra, Presidenti i SHBA reagoi me këto fjalë në Twitter:

Lexoni postimin Donald Trumpit.