Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tre mujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, rritje ka pasur në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 2.79%.
Ndërkaq, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse me 32.27%, sektorin e industrisë përpunuese me 33.73%; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 11.39%, njofton Insajderi.
Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri – nxjerrëse, përpunuese, furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri./Insajderi.com