35 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Pakistan

35 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Pakistan

Të paktën 35 pasagjerë janë vrarë të hënën nga përplasja e dy trenave të shpejt në Pakistanin Jugore, transmeton Insajderi.

Sipas autoriteteve të këtij vendi, ekipet e shpëtimit dhe banorët lokal janë duke punuan për të tërhequr njerëzit e plagosur dhe trupat nga rrënojat, shkruan ‘AP’.

Policia e Pakistanit, ka thënë se treni Millat Express doli nga shinat dhe Sir Syed Express e goditi atë, derisa tha se nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi prishjen dhe përplasjen pasuese.

“Tani për tani sfida për ne është të shpëtojmë shpejt ata pasagjerë që janë ende të bllokuar në rrënojat,” ka thënë policia.

Sipas zyrtarëve hekurudhorë, rreth 1,100 pasagjerë ishin në bordin e dy trenave dhe po merren masa për të ndihmuar të mbijetuarit./Insajderi.com