Klubi i Arsenalit ka njoftuar që Granit Xhaka do të paraqitet për herë të parë në fanellën e “Gunners” të enjten. Skuadra e Arsenalit do t’i vazhdoj ndeshjet para sezonale ndaj përzgjedhjes më të mirë të ligës amerikane të futbollit, e njohur si “MLS”.
Mesfushori kosovar ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën e Arsenalit, ku po i zhvillon përgatitjet për sezonin e ri, pasi iu bashkua skuadrës vetëm tri ditë më parë, raporton Insajderi.
Waiting to see this man on the pitch? If so, you’re in luck: “Granit Xhaka will play a part on Thursday” #ArsenalUSA pic.twitter.com/rTPQkiFKaV
— Arsenal FC (@Arsenal) July 26, 2016
“Po prisni që ta shihni këtë njeri në fushë? Nëse po, jeni me fat: Granit Xhaka do të ketë mundësinë e tij të enjten”, thuhet në njoftimin e klubit nga Londra Veriore, e cila është 13 herë fituese e kategorisë elitare të futbollit anglez.
Xhaka u transferua në Arsenal për një shumë prej rreth 40 milionë eurove nga skuadra gjermane Borussia Monchengladbach, me të cilën zhvilloi tri edicione të suksesshme duke arritur të bëhet edhe kapiten i skuadrës në vitin e tij të fundit. /Insajderi.com