40 Maserati për vozitje të liderëve botëror

40 Maserati për vozitje të liderëve botëror

Qeveria e Papu Guniea e Re i është ekspozuar kritikave të ashpra pasi ka importuar nga Italia 40 vetura luksoze të tipit “Maserati” me rastin e samitit të ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit (APEK).

Një limuzinë i llojit “Quattroporte” kushton më shumë se 100.000 dollarë, dhe 40 vetura të tilla do të përdoren për transport të pjesëmarrësve të samitit.

Mediet dhe aktivistët bëjnë pyetje se a ka shpenzuar ky vend i varfër i Paqësorit në mënyrë të panevojshme miliona dollarë, transmeton BBC.

Qeveria pretendon se sektori privat “u obligua” se do të paguaj këtë shpenzim dhe se veturat e porositura “do të ofrojnë nivelin e transportit i cili është standard për samitet e APEK-ut”.

Fotografitë e veturave të cilat arrijnë në aeroport në Port Morezbi janë publikuar nëpër rrjete sociale dhe kanë shkaktuar brengosje se paratë e tatimpaguesve po shpenzohen kot për luks.

Ministri për APEK Justin Tkatchenko ka thënë se qeveria ka paguar një pjesë të parave, por se vetuar shiten mirë dhe se në fund nuk do të ketë shpenzim për shtetin.

Ai nuk ka precizuar sa ka shpenzuar qeveria për import të veturave, kush po i blen tani dhe me cilin çmim.

Pritet që në samit të APEK-ut muajin e ardhshëm, në mes tjerëve, të vijnë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence./Insajderi.com.