40 vite burg për organizatorin korean të rrjetit të abuzuesve seksual

40 vite burg për organizatorin korean të rrjetit të abuzuesve seksual

Një gjykatë e Koresë së Jugut ka dënuar organizatorin e një prej rrjeteve më të mëdha të vendit për abuzim seksual me 40 vjet burg.

Cho Ju-bin u shpall fajtor për drejtimin e një grupi që shantazhonte vajzat për të shpërndarë video seksuale që më pas u postuan në sallat e bisedave me pagesë

Të paktën 10,000 njerëz përdorën dhomat e bisedës, me disa që paguanin deri në 1,200 $ (1,000 £) për qasje.

Rreth 74 persona, përfshirë 16 vajza të mitura, u shfrytëzuan.

“I akuzuari ka shpërndarë gjerësisht përmbajtje abuzive seksuale që ai krijoi duke joshur dhe kërcënuar shumë viktima,” tha Gjykata Qendrore e Rrethit në Seul të Enjten, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Ai tha se Cho u shpall fajtor për shkelje të ligjeve për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual dhe për drejtimin e një rrjeti kriminal i cili prodhonte dhe shiste video abuzive në mënyrë që të fitonte.

Sindikata kriminale e Cho shiti videot e fituara përmes shantazheve në dhomat e bisedave sekrete në aplikacionin Telegram./Insajderi.com

BBC News