41 të vdekur, ja çfarë po ndodh në Turqi pas tërmetit

41 të vdekur, ja çfarë po ndodh në Turqi pas tërmetit

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që goditi Turqinë.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soilu thanë se janë ndërprerë kërkimet, pasi u gjetën edhe dy personat e fundit nën rrënoja.

Ai shtoi se qeveria do të ofrojë ndihmë financiare për personat, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.

Sipas tij, rreth njëmijë shtëpi do të ndërtohen përkohësisht, ndërkohë disa shkolla dhe xhami po përdoren aktualisht si strehë për banorët.