Ajo është vetëm 11 vjeç dhe është martuar me babanë e shoqes së saj të ngushtë, i cili ka edhe dy gra të tjera para të miturës Ayu, i cili nuk është emri i saj i vërtetë por përdoret për ta mbrojtur privatësinë e saj.
Këtë fakt e zbuloi për rrethin dhe mediet vendore vajza e Che Abdul Karim, 14 vjeçare e cila u shpreh se shoqja e saj e ngushtë tashmë ishte bërë njerka e saj.
Ndaj këtij lajmi kanë reaguar autoritete të ndryshme vendore duke e quajtur këtë vepër, abuzim me të mitur.
“Kjo është praktikë e cila po vazhdon prej shekujsh, dhe në këtë fazë të zhvillimit të shtetit Malajzes një gjë e tillë nuk është aspak e lejueshme” deklaroi një zyrtar ligjor i cili është edhe pjesë e Qeverisë së vendit.
Edhe kryeministri malazes, Wan Azizah Wan Ismail, i cili është edhe ministër e përfaqësues i grave, familjes dhe zhivllimit të shoqërisë, e vlerësoi këtë martesë si një ‘incident të paramenduar’ dhe nuk pranoi të flasë për gjendjen duke thënë se nuk do të ishte e drejtë ta linçonte dikë përmes rrjeteve sociale duke u nisur vetëm nga mendimet e tij personale.
Malajzia vitin e kaluar e ka penalizuar martesën ku një i rritur e shfrytëzon ndonjë të mitur vetëm për qëllime të marrëdhënieve seksuale.
Në anën tjetër, Latheefa Koya, juriste e njohëse e të drejtave të njeriut, u shpreh e indinjuar nga llomotitjet e zvarritjet e institucioneve për të ndërmarrë diçka në mbrojtjen e këtyre fëmijëve.
Pasi autoritetet po u vënë faj rregullave islamike të Sheriatit që lejojnë martesën me shumë gra si dhe me vajza të reja, Latheefa shtoi se “Si një muslimane që jam, po ndihem e ofenduar nga ideja e mosmbrojtjes së fëmijëve vetëm se kjo është një çështje që ka të bëjë me islamin”.
Të miturën 11 vjeçare e dërguan këtë javë për të bërë testin e virgjërisë, temë kjo e cila poashtu po bën bujë nëpër botë mirëpo Ayu doli të mos ketë kryer këtë lidhje martesore, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj, bashkëshorti i saj tregoi për publikun se e donte këtë vajzë dhe mezi priste që ajo të mbushë 16 vjet e të bëhet gruaja e tij me të vërtetë.
Kujtojmë se sipas rregullave të Sheriatit një vajzë e mitur mund të martohet me një njeri më të rritur vetëm nëse ajo është e vetëdijshme dhe e pranon këtë akt, nëse prindërit e saj e pranojë martesën si dhe duhet që vajza të ketë hyrë në fazën e pubërtetit duke hyrë në fazën e ciklit menstrual.
Gjithsesi, vetëm në Malajzi ka aq shumë raste të martesës së të miturave sa që rrallë herë ndodhë të bëhen publike apo të marrin bujë mediatike. Prandaj Ministri malazes për çështje islamike tregoi se kanë filluar punimet për ta ndaluar martesën e të miturve edhe nga komuniteti islam, ndonëse për një hap të tillë do të duhet më shumë kohë, raporton NY Times.