431 të vdekur nga COVID-19 në SHBA

431 të vdekur nga COVID-19 në SHBA

431 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numri i viktimave ka shkuar në 599 mijë e 181, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33 milionë e 43 mijë e 248, me 11 mijë e 315 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 63 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 172 milionë persona, prej të cilëve mbi 142 milionë kanë marrë dozën e dytë./Insajderi.com