44 milionë euro për talentin e Tottenham-it

44 milionë euro për talentin e Tottenham-it

Tottenham është gati ta shesë mesfushorin premtues.

Manchester City janë bërë gati për ta blerë atë.

Bëhet fjalë për Harry Winks, 24 vjeçarin që konsiderohet se në të ardhmen e afërt do të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Jose Mourinho e do në skuadër, por 44 milionët e City-it mund t’ua thyejnë mendjen pronarëve të klubit.

Lajmin për kalimin e mundshëm të Winks tek Qytetarët e ka raportuar The Sun, por edhe media të tjera angleze, njofton Insajderi.com