44 të vdekur gjatë një ceremonie fetare në Izrael

44 të vdekur gjatë një ceremonie fetare në Izrael

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën gjatë një ceremonie fetare në Izrael, pasi paniku kaploi turmën me njerëz, transmeton Insajderi.

Shkaktari nuk dihet ende, njofton CNN.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në festivalin religjioz, ”Lag B’Omer”, një ngjarje vjetore e organizuar për të bërë homazhe ndaj të urtit Mishnaik të shekullit të dytë.

Zëvendëspresidenti i organizatës emergjente me bazë vullnetare, United Hatzalah, i tha CNN-it se rreth 50,000 deri 100,000 njerëz kishin qenë duke festuar.

Përveç të vdekurve, raportohet edhe për një numër të konsiderueshëm të personave të lënduar, ku në mesin e tyre ka edhe femijë./Insajderi.com