Real Madrid u mposht 3:0 në "Santiago Bernabeu" nga Barcelona, për të mbetur 14 pi" />

5 arsyet pse Real Madridi u mposht nga Barcelona në “El Clasico”

5 arsyet pse Real Madridi u mposht nga Barcelona në “El Clasico”

Gazeta spanjolle ‘AS’, ka publikuar pesë arsyet e dështimit në derbin “El Clasico” të Real Madridit.

Real Madrid u mposht 3:0 në “Santiago Bernabeu” nga Barcelona, për të mbetur 14 pikë prapa rivalit katalanas në luftën për titull, shkruan Insajderi

Nga plani i Zidane te forma e shkëlqyer e Leo Messit, e përditshmja spanjolle AS ka analizuar pesë arsyet se pse blaugranët e fituan këtë përballje.

1. Dështimi i Zidane në ndryshimin e identitetit të ekipit

Trajneri i Real Madridit i dha më shumë rëndësi krijimit të sistemit për të ndalur Messin, se sa që t’i jepte një indentitet skuadrës së tij. Mos inkuadrimi i Isco e Mateo Kovacic nga minuta e parë ishte një eksperiment i dështuar, shkruan AS, përcjell Insajderi

Real Madridi pati më shumë posedim të topit në pjesën e parë, por dështoi para zonës së rrezikshme, në ndeshje ku fitorja ishte e domosdoshme për të mbetur në garën për titull.

2. Kolapsi në pjesën e dytë

Nga presioni i pjesës së parë, Real Madridi në pjesën e dytë u rikthye në lojë me kundërsulme, e cila dukej e panevojshme pas kontrollit të lojës që pati në pjesën e parë. Me posedimin e topit, Barcelona u forcua, kurse Reali u dobësua, pasi që futbollistët e Zidane vraponin pas topit, dhe jo me të.

3. Mungesa e forcës në sulm dhe forma e dobët e Benzemas

Real Madridi i Zidane është shndërruar nga një skuadër e cila shënonte gol në çdo ndeshje dhe çdo garë, në skuadër e cila nuk ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e katërt këtë edicion në ligë. Ronaldo tentoi gjithçka, por Benzema ishte i padobishëm duke mos arritur të krijojë rrezik para portës së Barcelonës, përveç një rasti kur goditi shtyllën. Ai u largua nga loja, kur skuadra e tij më së shumti kishte nevojë për golin.

4. Navas ishte shpëtimtari i Realit, por mbrojtja jostabile

Keylor Navas bëri disa pritje të jashtëzakonshme për Real Madridin, ku arriti të bëjë 8 pritje, nga 11 gjuajtje në drejtim të tij. Por, ai ishte viktimë e rreshtimit të keq të mbrojtjes, duke mos qenë fajtori i humbjes së skuadrës së tij. Mbrojtja e Real Madridit ka pranuar 14 gola në 17 ndeshje këtë sezon, derisa Barcelona ka pranuar vetëm 7 gola.

5. Forma e jashtëzakonshme e Messit, në duelin për më të mirin në botë

Në kapitullin e fundit të betejës për ‘kurorën’ e më të mirit në futboll, Messi i dha një tjetër goditje të madhe Cristiano Ronaldos. Argjentinasi sërish shkëlqeu në “Santiago Bernabeu”, duke e fundosur edhe një herë në ‘El Clasico’ Real Madridin. Messi shpërtheu në pjesën e dytë, ku asistoi dhe shënoi një gol, për ta kaluar Ronaldon në listën e golashënuesve këtë vit – me 54 gola në 64 ndeshje. /Insajderi.com