5 milionët e premtuar do të shpërndahen në sport

5 milionët e premtuar do të shpërndahen në sport

Ditën e martë, kur u bë zbulimi i rrathëve olimpikë nga KOK në Prishtinë, ministrja Vlora Dumoshi ka folur edhe për 5 milionët e premtuar për sportin.


“Ne si MKRS jemi mbështetur nga Qeveria Hoti me pesë milionë, pra për kulturë, rini dhe trashëgimi”.

“Janë organizuar disa grupe brenda ministrisë, por do të ketë edhe disa grupe jashtë ministrisë si të sportit, kulturës dhe rinisë. Urojmë që shumë shpejt ky buxhet, pra rishikimi të aprovohet në Kuvendin e Kosovës dhe do të fillojmë me punën e shpërndarjes sepse janë shumë të nevojshme për organizatat e ndryshme të cilat ne operojmë”, ka deklaruar Dumoshi.


Insajderi.com