
Kanë kaluar pesë vjet që kur Federata e Futbollit të Kosovës u bë pjesë e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), njofton Insajderi.
Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi më 13 maj të vitit 2016 kanë votuar për Kosovën.
Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota ‘pro’ dhe duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.
Pas pranimit në FIFA, përfaqësuesja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropianin 2020, ku deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje. /Insajderi.com