5 yje që do të ndërrojnë ekip në fund të sezonit

5 yje që do të ndërrojnë ekip në fund të sezonit

Pothuajse të gjithë kampionatet europiane janë drejt fundit dhe klubet kanë filluar të mendojnë për merkaton e ardhshme. Mes negociatave, sondazheve, kërkesave dhe bisedave joformale, nga 11 korriku pritet të ketë lëvizje të bujshme veçanërisht te skuadrat e mëdha.

Real Madrid, Chelsea dhe shumë skuadra të tjera, do të duhet të gjejnë zëvendësuesin e duhur për një nga yjet që pritet të largohen në fundin e këtij sezonit. Por edhe klube të tjerë do të duhet të përballen me të njëjtin problem.

Pierre-Emerick Aubameyang

“Nëse dua të përmirësohem, duhet të largohem në verë”. Këto kanë qenë fjalët e një prej yjeve të Bundesliga-s dhe sulmuesit më të mirë të Borussia Dortmund, Aubameyang. Në 30 ndeshje të luajtura në këtë sezon të kampionatit gjerman ka shënuar 28 gola plus 7 në Champions League.

Për të interesohet Milan, që do ta “rimarrë” në shtëpi duke parë se ai në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të moshave të kuqezinjve, shkruan Telesport.

Tani ai vlen 65 milionë euro, ndërsa Borussia ka ndërmend të kërkojë 80, një shifër kjo që përjashton kuqezinjtë nga lista e blerësve të mundshëm. Skuadra e ëndrrave të Pierre, siç ka deklaruar vetë ai, është Real Madrid, që mund të kërkojë një zëvendësues të Alvaro Morata, nëse ky i fundit vendos të largohet në fund të sezonit.

James Rodriguez

Gjatë merkatos së janarit, Real Madrid i Zidane duket si një treg i hapur, me lojtarë që ishin gati të largoheshin nga klubi për shkak të aktivizimit me pikatore.

Isco, Morata dhe James Rodriguez, të cilët pothuajse nuk janë aktivizuar kurrë në fillim nga francezi, kanë qenë shumë afër shitjes, para se të vendosnin se ishte më mirë të prisnin verën.

Atëherë, nëse Morata dhe Isco, me këtë të fundit që po luan më shumë pas dëmtimit të Bale, duket se do të qëndrojnë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për James Rodriguez. Kolumbiani ka shprehur dëshirën për të luajtur me vazhdimësi, një gjë që Zidane nuk mund t’ia garantojë.

Në këtë sezon, ai ka luajtur 20 ndeshje në kampionat, pothuajse të gjitha të nisura nga stoli dhe ka realizuar 8 gola. Vlera e tij është rreth 50 milionë euro.

Diego Costa

Të gjithë e mbajmë mend sherrin e zhvilluara para Krishtlindjes mes Antonio Conte dhe Diego Costa, për shkak të dëshirës së sulmuesit për t’u larguar nga Londra në merkaton e dimrit.

Arsyeja? Një ofertë marramendëse nga Kina, por që do të konkretizohet në fundin e këtij sezoni. Në moshën 28 vjeç dhe në kulmin e pjekurisë si futbollist, sulmuesi spanjoll do të shkojë te Tianjin ku pritet të fitojë 30 milionë euro në sezon, ndërsa Chelsea pritet të arkëtojë 50 milionë euro.

Me pak fjalë, një zgjidhje që i kënaq të gjithë,e dhe vetë Conte-n, i cili tani ka filluar të kërkojë zëvendësuesin. Në këtë sezon, Costa ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola.

Wayne Rooney

“Kam refuzuar Kinën për të qëndruar te Manchester”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga Wayne Rooney në fundin e merkatos së dimrit pas një oferte të rëndësihme që i ka ardhur nga Kina.

Sipas shtypi anglez, transferimi i ish-sulmuesit të Everton në Chinese Super League do të vijë pas fundit të këtij sezoni.

Klubet kineze kanë bërë dy oferta për Manchester United, të dyja rreth 30 milionë sterlina. Lojtari, në rast se do të kishte pranuar ofertën, do të kishte përfituar 750.000 sterlina në javë, për një rrogë vjetore mbi 46 milionë euro në vit. Më shumë se Carlos Tevez që aktualisht është lojtari më i paguar në botë.

Carlos Bacca

Pavarësisht sezonit me ulje-ngritje, vetëm dy sezone më parë, zbarkimi i tij në Milano është pritur me shumë entuziazëm nga populli milanist, që ka menduar se klubi kishte ndërmend të ndërtonte një ekip fitues rreth tij.

Por Carlos Bacca ka mbetur vetëm, pas fitores së Europa League me fanellën e Sevilla ka ardhur transferimi te “Djalli” për 30 milionë euro.

Me Luiz Adriano që nuk ka dhënë atë që pritej dhe me Suso, Deulofeu dhe Niang që nuk kanë pasur karakteristikat e duhura për të shfrytëzuar në maksimum cilësitë e tij, me Montella-n në stol, Bacca nuk ka arritur të ketë një ndikim të madh.

Aventura e tij ka ardhur në fund. Sergio Barila, menaxheri i kolumbianit, disa ditë më parë është takuar me drejtuesit e Milan për të negociuar largimin e klientit të tij në fund të sezonit. Qëndrimi në stol në ndeshjen kundër Roma-s, i treti radhazi pas Empoli dhe Crotone, ka qenë sinjali i radhës që ka konfirmuar prishjen e marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit Montella.

Bacca pëlqehet nga klube angleze, spanjolle dhe kineze, ndërsa Milan kërkon mes 25 dhe 30 milionë euro.