50 të vdekur pasi zjarri përfshiu një repart të Coronavirusit në Irak (Pamje)

50 të vdekur pasi zjarri përfshiu një repart të Coronavirusit në Irak (Pamje)

50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një repart Coronavirusi në Irakun Jugor, transmeton Insajderi.

Zyrtarët thanë se të gjithë ata që vdiqën pësuan djegie të rënda gjatë flakës në spitalin al-Hussein në qytetin jugor të Nasiryah.

“Të paktën 50 njerëz u vranë dhe të tjerët ishin në gjendje kritike”, kanë thënë zyrtarët irakian.

Sipas tyre zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik, por nuk ofruan më shumë detaje, raporton ‘BBC’.

Një zyrtar tjetër shëndetësor në provincën Dhi Qar, ku ndodhet Nasiriyah, tha se zjarri shpërtheu kur shpërtheu një bombolë oksigjeni.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi nuk ka dhënë detaje zyrtare për shkakun e zjarrit./Insajderi.com